Dhuna e Partisë Demokratike në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

18 Dhjetor 2025, 18:50 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2025, 23:24

 

Ish-deputeti dhe kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin. Për kaosin dhe dhunën që deputetët e Partisë Demokratike shkaktuan sot në Kuvend, Shehi tha se partia opozitare më e madhe në vend po ndjek një strategji të gabuar protestimi kundër qeverisë, pasi një metodë e tillë është realizuar dhe më herët por nuk i ka afruar aspak drejt rrëzimit nga pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së vendit.

I.M/Shqiptarja.com