Shpërthen një tjetër bombol në një banesë në Vlorë

17 Korrik 2019, 22:18

VLORË- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Razi Hoxhës, në fshatin Drashovicë. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ky është rasti i dytë brenda ditës i shpërthimit të një bombole gazi në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës.

Një bombol gazi shpërtheu në Selenicë mëngjesin e sotëm duke sjellë përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa janë plagosur burrë e grua.