Shpërthim gjatë natës në portën e banesë së një 52-vjeçari në Shkodër, pronar i një hoteli! Vetëm dëme materiale, autori në kërkim

24 Korrik 2023, 11:03

Një sasi lënde plasëse është vendosur gjatë natës në portën e banesës së 52-vjeçarit Sokol Shpendi. Nga shpërthimi që ndodh rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tomë Kola’ në Shkodër, ndërsa policia njofton se po punon për të identifikuar dhe për të kapur autorin.