Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale

24 Prill 2023, 10:25

SHKODËR- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi. Dy autorët e kanë vendosur lëndën plasëse rreth orës 01:37. 

Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.