Shpërthim me tritol në Lushnjë

12 Mars 2024, 08:10 | Përditesimi: 12 Mars 2024, 08:10

Një shpërthim tritoli është shënuar në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë, mbrëmjen e sotme (11 mars 2024)

"Në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale' Informoi mbrëmjen e sotme policia e Lushnjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

r.k./Shqiptarja.com