Shpërthime të fuqishme në 6 të mëngjesit! Merr flakë treni, digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë

8 Tetor 2022, 08:28

Ura që lidh Krimenë me Rusinë është shkatërruar. Një tren mori flakë dhe për pasojë një pjesë e rrugës u shemb plotësisht duke përfunduar në det. Në rrjete sociale janë shpërndarë imazhe që tregojnë se djegien e ngushticës së Kërcit që lidh Rusinë me Krimenë.

Banorët në zonë kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës në mëngjes. Agjencia TASS raportoi se ede edhe një rezervuar karburanti ka marrë flakë, por ende nuk dihen të gjitha pasojat e këtij shpërthimi.