Shpërthimet në gurore, Report Tv brenda shtëpisë së dëmtuar! Banori: Uroj të mos kthehen punimet! Na kanë terrorizuar, bënin plasje sipas oreksit! Përdornin nitrat e dinamit

9 Korrik 2023, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2023-07-09 18:19:27

Shtëpinë nuk ia ka dëmtuar tërmeti, por shpërthimet e fuqishme nga gurorja në Borizanë. Banorët e një banese aty pranë kanë lejuar grupin e xhirimit të Report Tv të shohë nga afër plasaritjet dhe dëmet që ishin shkaktuar nga punimet e 3 muajve të fundit.