Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, dyshohet se vinçi po ngrinte bombola oksigjeni

1 Mars, 19:53

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i fortë në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Në video e Top Chanel gazetari që ndodhet në vendin e ngjarjes shprehet se po shikon bombolën që sipas tij ka shpërthyer.