Shpërthimi me tritol në Gramsh/ Banorët: U duk si bombë atomike, na u dëmtua makina

21 Korrik, 20:30

Gazetari Ronald Gjoshi ka sjellë përjetimet e banorëve të Gramshit pranë vendit ku ndodhi shpërthimi me tritol e cila plagosi dy vëllezër në makinën e tyre teksa po ecnin në Unazën e qytetit. Një burrë dhe një grua që kanë shtëpinë pranë rrugës ku ndodhi ngjarja thonë se u duk si një bombë atomike shpërthimi.