Shpërthimi në Lushnje/ Hetuesit kthehen në vendngjarje! Banorët: Si Gërdeci! Video tjetër, shtëllungë e madhe tymi në ajër! Vdesin babë e bir, mes 7 të plagosurve deputeti Çela

2 Mars, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2024-03-02 14:36:03

Mëngjesin e sotëm,grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Një tjetër video tregon qartë shpërthimin e fuqishëm që ndodhi dje në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje.Do verifikohen dëmet në biznese dhe banesa.