Dosja e hetimeve për shpërthimin e ndodhur në 1 mars në kapanonin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë ku vdiqën babë e bir e u plagosën 2 persona pritet t’i kalojë SPAK-ut për hetim pasi prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën.
Mësohet se Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit të PS, Bujar Çela për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.