Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, GJKKO liron nga qelia sipërmarrësin Gjini: Arrestimi i paligjshëm! Lihet në fuqi pezullimi i 5 punonjësve

18 Mars, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2024-03-18 15:14:43

Në GJKKO janë rivlerësuar masat e marrë për dosjen e shpërthimit në kapanonin e deputetit Bujar Çela, pasi më parë prokuroria dhe gjykata e Fierit kishin shpallur mokompetencë. GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, ndërsa ka konfirmuar pezullimin për 4 punonjësit të IMT Lushnjë dhe një inspektori të bashkisë. SPAK ende nuk ka një akuzë të formuluar për deputetin.