Shpërthimi në nënstacion elektrik në Sarandë e Ksamil, ja momenti kur merr flakë kabulli elektrik i tensionit të lartë

17 Korrik 2023, 21:07

Banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përballur ditën e sotme me ndërprerje të shumta të energjisë energjisë elektrike. Mesditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në nënstacionin elektrik në Sarandë, ndërsa në Ksamil shumë pranë banesave ka shpërthyer një kabull elektrik i tensionit të lartë. Qytetarët gjithashtu janë përballur me mungesën e informacionit nga OSHEE dhe në telefonin e Dispecerisë Sarandë  nuk përgjigjej askush.