Shpopullimi, të moshuarit e Pojanit mall për fëmijët! Fshati pranë Apollonisë u përgjysmua, nga 1500 mbetën 700 banorë

30 Shtator 2023, 15:41

Fshati Pojan i Fierit është prekur nga emigrimi. Edhe pse ka shanse të zhvillohet agro-turizmi pasi ndodhet pranë Parkut të Apolonisë, në fshat sot kanë mbetur vetëm të moshuarit. Popullsia është përgjysmuar në 15 vitet e fundit.