Shpopullimit në Shishtavec të Kukësit, të moshuarit jetojnë vetëm! Çifti i bashkëshortëve për Report Tv: Nuk rrihet pa fëmijët, na merr malli

1 Tetor 2023, 12:37

Në Shishtavec të Kukësit, emigrantët e Anglisë kanë ndërtuar shtëpi moderne, me disa kate por në to jetojnë vetëm të moshuarit. Lija dhe Uzedini, çifti 80-vjecar rrëfejnë për Report TV jetën e dhimbshme. I merr malli për nipat e mbesat, të cilët i vizitojnë një herë në vit. Ndërsa në vilën e tyre në Shishtavec nuk dëgjohet zë fëmije.