Shprehja e Kryemadhit në Kuvend, Berisha vë duart në kokë, Meta dhe Noka nuk e mbajnë dot të qeshurën

16 Shkurt 2023, 13:54

Shprehja e Kryemadhit në Kuvend drejtuar Felajt “Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa”, ka shkaktuar të qeshura mes protestuesve të cilët po e dëgjonin. Mes tyre, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, po ashtu edhe deputeti Flamur Noka. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha duke qeshur me të madhe, ka vënë duart në kokë pasi dëgjoi shprehjen e deputetes së Partisë së Lirisë.