Shqetësim 30-vjeçar, Laçi probleme me ujësjellësin! Banorët: Nuk kemi pikën e ujit, detyrohemi ta blejmë

25 Gusht 2023, 17:15

Thatësira dhe amortizimi i rrjetit po vështirësojnë furnizimin me ujë për banoret e Laçit. Ata thonë se krahas furnizimit me orare, ata pak ujë që mbërrin në çezma është i papërdorshëm nga ndotja. Drejtoria e Ujësjellës- kanalizimeve, tha se problematika do të marrë zgjidhje së shpejti me projektin për një rrjet të ri Ujësjellësi.