‘Shqipëria turistike’, Ujëvara e Sotirës, adrenalinë për eksploruesit e natyrës, pushuesit: Gramshi, një mrekulli

31 Korrik 2023, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2023-07-31 13:45:28

Jemi nisur nga qyteti i Gramshit për në ujëvarën e Sotirës. Rruga është malore, pjesërisht e asfaltuar që përshkohet vetëm me fuoristradë, por na shoqëron një peizazh mbresëlënës, plot gjelbërim e ajër të pastër.

Mbërrijmë në qendër të fshatit Sotirë, 16 km larg nga Gramshi. I braktisur nga banorët si gjithë fshatrat e këtyre anëve, por derën e mbajnë hapur Xhemile Gjata me bashkëshortin të cilën me një restorant të vogël përpiqen të sigurojnë të ardhura nga turizmi.

Këtu takojnë një grup pensionistësh italianë që janë rezidentë në Durrës dhe po shohin për herë të parë atraksionet e Gramshit.