Shqipëri – Maqedoni e Veriut me pikë të përbashkët kontrolli në Qafë Thanë, Rama: Synojmë unifikimin e doganave! Kovaçevski: S'na duhen kufijtë

31 Korrik 2023, 14:38

Një ndalesë një kontroll, ky është program i ri që do të funksionojë nga kjo e hënë në pikën kufitare në Qafë-Thanë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Rama dhe homologu i tij Kovaçevski e quajtën këtë pikë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm tregtar, ndërsa njoftuan se brenda 5 viteve do të jetë gati edhe Korridori 8.