Rrugëtimi i “fryrjes” së çmimit! Tregtarët e marrin qershinë 200 lekë/kg, e shesin me 400

9 Maj, 15:49 | Përditesimi i fundit: 2024-05-09 15:50:46

Në Elbasan, një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë prodhimi është i pakët, pasi pemët frutore u dëmtuan nga shirat e pranverës. Përpos kësaj, fermerët ngrenë dhe shqetësimin e abuzimit me çmimet. Sipas tyre, tregtarët e blejnë qershinë me shumicë 200 lek për kilogram dhe e shesin ne treg me dyfishin e këtij çmimi.