Shqipëria drejt fuqizimit ushtarak/ Studimi me NATON për rivitalizimin e ndërmarrjeve ushtarake! Miratohet likuidimi për 131 punonjës të Poliçanit

3 Qershor, 20:00

Shqipëria po punon për fuqizimin edhe një herë të ndërmarrjeve ushtarake, me synim që në to të prodhohen armë. Në komisionin e Ekonomisë ku u votua pro likuidimit të 131 punonjësve e ish-punonjësve të Kombinatit të Poliçanit, Ministria e Mbrojtjes tha se ka mbaruar studimi i bërë me NATO-n për rivitalizimin e ndërmarrjeve ushtarake.