Shqipëria me ligji të posaçëm për transplantimin e organeve, të dhënat për dhuruesit dhe marrësit do të ruhen për 30 vjet! Gjoba deri në 3 milionë lekë për shkeljet

27 Nëntor, 19:31 | Përditesimi: 27 Nëntor, 19:31

Ministria e shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik me ekspertët një projektligj të ri për transplantimin e organeve. Drafti parashikon gjurmimin e organeve për 30 vjet, regjistrimin dhe monitorimin e dhuruesve të gjallë, si dhe rregulla më të forta për qendrat e transplantimit. Gjobat për shkeljet ndahen në tri kategori dhe mund të arrijnë deri në 3 milionë lekë. Nga dhurimi deri te transplantimi, çdo hap do të jetë nën kontroll më të rreptë.

M.V/Shqiptarja.com