Shqipëria merr presidencën e Rrjetit të Enteve Rregullatore

28 Shtator 2023, 16:58

Për herë të parë Shqipëria mori presidencën e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të cilin do ta mbajë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. Pjesë e Asamblesë së 22-të të enteve rregullatorë që u organizua për herë të parë në Tiranë ishin dhe përfaqësues të platformave Tik Tok dhe Facebook, të cilët apeluan kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.