Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend, tha se nëse nuk do të ishin marrë masa kufizuese në Shqipëri mund të kishte 18 mijë të vdekur. I pyetur nëse ekspertët e PD-së kishin një parashikim të përmasave që mund të kishte virusi, Lulzim Basha tha se "Pa transparencë të gjithë përpiqemi të analizojmë gjysmë fakte dhe të gjysmë vërteta. Ne kemi departamentet tona, por më lejoni të citoj kalkulimet që sipas një vlerësimi nga ekspertët tanë rezultojnë të saktë. Sasa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u tha nëse nuk do të merreshin masa ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur. I bie që po ta marrin në raport me popullsinë, të marrim Suedinë, që është vend pa karantinë, ka sot 119 të vdekur për një milion banorë. Pra nëse Shqipëria nuk do të kishte asnjë masë, atëherë i bie të kishte 6254 të vdekur për një milion banorë. Kjo tregon që ajo që është thënë në parlament sot është e pavërtetë" tha ai.
'Shqipëria mund të kishte 18 mijë të vdekur pa masat'! Basha-Ramës: E pavërtetë
No videos found.