'Shqipëria mund të na dëmtojnë për negociatat'/ Rama: Zaev më sqaroi keqkuptimin

16 Qershor 2019, 16:53

Kryeministri Edi Rama dje iu përgjigj deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili u shpreh se Maqedonia duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe vendin e tij. Rama sot nga Pusteci, tha se ishte sqaruar pasur një komunikim që kishte pasur me kreun e shtetit fqinj.

"Presim çeljen e negociatave por ndryshme nga Maqedonia është në përpjekje për t'i shpëtuar një kurthi nga brenda që nuk duan negociatat. Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre.

Presidenti më shkroi dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare, KiE-në, ndërsa Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të kundërtën, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo te ata që duhet ti bindim së bashku.

Me sjelljet, qasjet dhe papërgjegjshmërinë dhe ndërhyrjen skandaloze në procesit zgjedhor në funksion të një plani ku ai dhe Berisha janë koka, Lulzimi dhe fallxhorja janë marioneta. Presidenti na bën të ndihemi të turpëruar. Ai duhet të merret me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në Shqipëri deri në 30 qershor dhe qetësimin e doktorit. Çfarë i kushton Metës ta ndalonte kafen turke dhe nuk kishte më situata qesharake dhe të rrezikshme" tha ai.

    No videos found.