Shqipëria ndër vendet më ‘dembele’ në Europë, qytetarët: Rrogat janë të ulëta, s’ka punë

13 Gusht 2021, 20:22

Lokalet apo rrugët në Tiranë janë të mbushur me të rinj apo të rritur në orare që mendohet se duhet të jenë aktiv në punë. Këtyre pamjeve duket sikur i është referuar studimi më i fundit që rendit Shqipërinë në mesin e vendeve me normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.

‘S’ka punë dhe rrogat janë 0 fare. Fëmijët e mi pa punë!’- tha një qytetar.