Shqipëria në zi për humbjen e Ismail Kadaresë! Nesër homazhet, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

2 Korrik, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2024-07-02 13:59:38

Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.