Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

22 Korrik, 17:47

Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.

    No videos found.