Shqipëria pa drita për 30 minuta, probleme edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci

21 Qershor 2024, 13:22 | Përditesimi: 21 Qershor 2024, 17:36

Prej 30 minutash Shqipëria është përfshirë në një black out. Pa drita ka qenë dhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, raportojnë mediat e vendeve fqinje.

Në Shqipëri gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Pa drita janë dhe disa lagje në Tiranë

Burimet bëjnë me dije për një defekt në linjën 400 kv Tiranë 2 - Podgoricë

S.Ç/Shqiptarja.com