“Shqipëria po vijon të përfitojë nga fondet e BE-së”- Ministri Gogu: Grantet nga IPARD do të vazhdojnë më fuqishëm se më parë

3 Shkurt, 16:01 | Përditesimi: 3 Shkurt, 16:01

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së.

Komentet Gogu i bëri gjatë fjalës së tij në Parlament, ku tha se edhe fondet IPARD të BE-së për bujqësinë do të vazhdojnë të jepen për Shqipërinë, madje edhe më fuqishëm se më parë.

Kujtojmë se në vitin 2023, pas dyshimeve për korrupsion, Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD

I.M/Shqiptarja.com