Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull

15 Gusht 2021, 20:07 | Përditesimi: 15 Gusht 2021, 20:07

Lajmi që Shqipëria do të strehojë afganët e rrezikuar nga talebanët u mirëprit nga Senati Amerikan, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ata kanë shprehur një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.

LR/Shqiptarja.com