Shqipëria shpëton Kosovën nga ndërprerja e energjisë! KESH për Report Tv: Kemi marrëveshje depozitimi

15 Gusht 2022, 19:23

Shqipëria ka ndihmuar Kosovën me energji elektrike duke bërë të mundur që të mos nisë ndërprerja e furnizimit për konsumatorët. Korporata elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në rrjet sasinë e nevojshme të energjisë që kërkonte Kosova për të shmangur ndërprerjet. Aktualisht kërkesa për konsum në Kosovë është deri në 750 megavat në ditë, ndërsa prodhimi është rreth 507 megavat.