'Shqipëria si në gjendje lufte', Mziu kërkon dorëheqjen e Ramës në Komisionin e Bujqësisë! Klosi: Diskutimet politike në Kuvend, këtu merremi me projektligjet!

27 Tetor, 13:11 | Përditesimi: 27 Tetor, 13:11

Protestat u bënë pjesë e diskutimeve edhe në Komisionin e Bujqësisë, ku deputeti demokrat Xhelal Mziu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Mziu e përshkroi situatën në vend si një “gjendje lufte”, duke deklaruar se studentët kanë lënë auditorët për të dalë në protesta. Kryetari socialist i komisionit, Blendi Klosi, iu përgjigj se debatet politike do të zhvillohen në seancën plenare, ndërsa komisioni duhet të vazhdojë shqyrtimin e projektligjeve që lidhen me integrimin europian.

E.H/Shqiptarja.com