‘Shqipëria turistike’/ Kanioni i Holtës, madhështia e shkëmbinjve të bardhë! Turistët: Udhëtim fantastik, ecëm në natyrën e shijuam notin në ujërat termale

10 Gusht, 10:22

Udhëtimi ynë drejt Kanionit të Holtës zgjat afro 1 orë e 40 minuta nga Tirana, në një distancë prej rreth 80 kilometrash. Duke ndjekur rrugën nacionale Tiranë-Gramsh, në afërsi të fshatit Gjergjovinë marrim kthesën majtas. Rruga drejt kanionit është e ngushtë, por kjo nuk pengon një numër të madh turistësh ta vizitojnë, kryesisht gjatë fundjavës. Pamja piktoreske me aromë fshati na shoqëron gjithë rrugës.

Kategori të tjera