‘Shqipëria turistike’/ Kulla shekullore dhe natyra në Bulqizë magjepsin të huajt! Turistët: Vend i mrekullueshëm

9 Gusht 2023, 16:15

Bulqiza që dikur njihej vetëm për galeritë e kromit gjithnjë e më shumë po kthehet në atraksion turistik. Të huaj janë ata që preferojnë këtë vend malor për natyrën magjepse dhe mikpritjen e vendasve. Kulla 200-vjecare e familjes Hupi është ndër më të vizituarat në këtë sezon.

Të përshkosh rrugët malore me motorë është një eksperiencë e jashtëzakonshme për turistët francezë që vizitojnë Bulqizën për herë të dytë, pas impresioneve të vitit të kalua