‘Shqipëria turistike’/ Pylli i fazanëve, atraksion i veçantë në juglindje! Turisti gjerman: Shumë bukur, më pëlqyen sorkadhet

10 Gusht 2023, 17:57

Plot shkëlqim, me të kuqen dhe jeshilen dominuese, ecje sqimatare, fazanët janë shpendë të hijshëm që mund t’i shihni, nëse vizitoni pyllin që ka marrë emrin e tyre. Pylli i Fazanëve ndodhet në Maliq, rreth 14 kilometra nga qyteti i Korçës dhe është destinacion i preferuar për vendasit.