Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit 'ITB Berlin', Veliaj pret organizatorët: Një mundësi fantastike për të mësuar dhe për t’u promovuar

28 Gusht, 14:03

Shqipëria ka nisur përgatitjet për panairin më të madh në botë për turizmin, “ITB - Berlin”, ku është ftuar të marrë pjesë si vendi pritës në edicionin e vitit 2025 që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani. Për të folur për hapat e bashkëpunimit në funksion të panairit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.

    No videos found.