Shqipëria vijon të ketë turistë ‘të lirë’! Të ardhurat në janar-mars nga turizmi arritën 788 mln euro, por një i huaj shpenzoi më pak se vjet

10 Qershor, 15:51

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajit e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 1,535,113 të huaj nga 1.070.564 të huaj që erdhën vjet në të njëjtën periudhë. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur në vend ka shpenzuar 513 euro për qëndrimin këtu. Vihet re një ulje e shpenzimeve në raport me vitin e kaluar, pasi rezulton që vjet një i huaj në tremujorin e parë të vitit ka shpenzuar në Shqipëri mesatarisht 582 euro.