Shqipëria zhgënjen në shtëpi, mundet nga Lituania 1-0

7 Shtator 2020, 23:05

Kombëtarja e futbollit bie në shtëpi me modestët e Lituanisë ku humbi  me rezultatin 1-0 me gol të Kazlauskas në minutën e 51.

Por përveç rezultatit edhe paraqitja në fushë ishte zhgënjyese. E sikur të mos mjaftonte rezultati dhe loja e treguar në fushë, kapiteni i skuadrës Elseid Hysaj doli me karton të kuq, duke e lenë skuadrën me 10 lojtarë.