Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë

30 Gusht 2022, 20:52

Familjet shqiptare kanë nisur të shpenzojnë kursimet për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera konsumi. Banka e Shqipërisë fakton uljen e depozitave në korrik me 568 milionë lekë, duke dëshmuar efektin negativ që po jep inflacioni i lartë në xhepin e konsumatorëve.