Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln euro për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit

29 Janar, 15:25

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.