‘Shqiptarëve iu vodhën 900 mln euro në 9 muaj’, Braçe-Berishës: Gënjeshtar patologjik, kreu i KLSH mund ta thotë këtu nëse është e vërtetë! SPAK s’ka refuzuar asnjë referim

6 Nëntor, 14:51 | Përditesimi: 6 Nëntor, 14:51

Deputeti Erion Braçe iu përgjigj Sali Berishës pasi ky i fundit tha në Kuvend se KLSH kishte konstatuar në 9 muaj ishin vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milion euro, duke e cilësuar këtë të ‘barabartë e fondin vjetor të pagave apo pensioneve në vend’. Ai akuzoi gjithashtu se SPAK-u nuk ka marrë në shqyrtim referimet e KLSH.

Deputeti socialist, pasi mori fjalën në Kuvend tha se kryetari i KLSH, Arben Shehu është në Kuvend dhe mund t’i drejtohet e ta pyesë për një pretendim të tillë. Ai theksoi se në raportin e KLSH-së për vitin 2024 nuk evidentohet një vjedhje e tillë që pretendon Berisha, duke e konsideruar si gënjeshtar patologjik ose ka lajthitur.

r.k./Shqiptarja.com