Shqiptarja që u kthye nga Izraeli për Report Tv: Njerëzit janë të tmerruar, po vriten të pafajshëm! Shkalla e shkatërrimit e paimagjinueshme

9 Tetor 2023, 14:24

Një ditë para se të niste sulmi masiv i Hamasit ndaj Izraelit, shqiptarja Klodeta Cane u largua nga Jerusalemi dhe u nis drejt Shqipërisë. Ajo i shpëtoi tmerrit që po përjetojnë mijëra njerëz të pafajshëm, ndërsa për Report Tv tregon bisedat me miqtë që ka lënë pas.