Shtëpia iu dogj, 11 pjesëtarë në rrugë! Gjyshja mban në këmbë familjen me të sëmurë: Të na ndihmojë dikush

1 Prill, 15:22

Familja e Mustafa Shote në zonën “Rruga Ura” në Tiranë, ka mbetur pa strehë, që kur para 4 ditësh zjarri u shkrumboi shtëpinë, shkaqet e të cilit ende nuk dihet. Ata janë 11 pjesëtarë në kërkim të një çatie dhe ushqimit të përditshëm. I vetmi njeri në këmbë nga kjo familje, është gjyshe Sofie, e cila iu drejtua Report TV, për ndihmë.