Shteti ndan 5.3 mld lekë për emergjencat civile! 800 mln u shkojnë bashkive për fatkeqësitë natyrore! Në 2024, fond 500 milionë lekë për digat

4 Nëntor 2023, 19:33

Buxheti për Emergjencat Civile për vitin 2024 do të jetë 5.3 miliardë lekë, nga 4.3 që është këtë vit. Prej tyre, 800 milionë lekë do ju shpërndahen bashkive për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, si dhe 500 milionë lekë është parashikuar për mbrojtjen e digave.