Shteti turk nuk do që Xhamia e 'Namazgjasë' të kontrollohet nga KMSH, prandaj s'është përfunduar

31 Janar, 14:04

Bora Zukali, kryetari i Shoqatës Vatra në Stamboll, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me vizitën ministrit turk në Tiranë. I pyetur në lidhje me përfundimin e punimeve për xhaminë e Namazgjasë, Zukali tha se kanë përfunduar 90% e punimeve, por Turqia nuk do që ajo të kontrollohet nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.