Shtireshin si zyrtarë të lartë dhe u vendosnin gjoba bizneseve, në pranga 3 të rinjtë në Tiranë! U sekuestrohen 89 mijë euro

13 Shkurt 2023, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2023-02-13 15:13:47

Tri persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese. Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi 21, 18 dhe 19 vjeç mashtronin bizneset duke u prezantuar si zyrtarë të institucioneve shtetërore për t’iu marrë para. Policia arriti të sekuestrojë 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celularë.