Shtohet me 1.3 mld lekë buxheti për 19 institucione! Më shumë fonde për SPAK, burgjet dhe sigurinë kibernetike

1 Dhjetor 2023, 15:41

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione. Rrëzohen të gjitha amendimet e PD. Buxheti parashikon një rritje me 1.1 mld lekë. Më shumë fonde për drejtësinë dhe sigurinë kibernetike.