Shtohet me 1.3 mld lekë buxheti për 19 institucione! Më shumë fonde për SPAK, burgjet dhe sigurinë kibernetike

1 Dhjetor 2023, 17:49

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione. Ndërsa janë rrëzuar të gjitha amendimet e PD, buxheti parashikon një rritje me 1.3 mld lekë, çka do të thotë me shumë fonde për drejtësinë dhe sigurinë kibernetike. Rritet buxheti i pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve.