Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2024! INSTAT: Kostot në ndërtim u rritën me 4.2%, shkak energjia dhe rritja e pagave

9 Dhjetor 2023, 21:13

Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin që vjen. Raporti i fundit i INSTAT tregon se kostot e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 4.2%, dhe shkaqet kryesore ishin energjia dhe rritja e pagave të punonjësve. Ndërkohë 98% e Agjencive të Pasurive të Paluajtshme thonë se çmimet do jenë të qëndrueshme dhe në rritje.